Kjo deklaratë përmban konfidencialitetin dhe sigurinë e politikave të Bajbaj store. Një nga prioritetet tona si Bajbaj store është të sigurojmë fshehtësinë e të dhënave të juaja personale konsumatorë/përdorues të nderuar. Siguria e informacionit tuaj është prioriteti ynë dhe është e mbrojtur në përputhje me ligjin.

Anëtarësia e konsumatorëve/përdoruesve tanë në Bajbaj store, (shkurtimisht do të përmendet si “faqja e internetit”) konfidencialiteti i informacioneve të dhëna, procedurat rreth ruajtjes si dhe të gjitha çështjet tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e tyre, janë përcaktua sipas parimeve të mëposhtme.

  • Në mënyrë që t’ju ofrohet një shërbim më i mirë, jemi duke i mbledhur disa të dhëna personale të anëtarëve tanë (emri, mbiemri/titulli dhe informatat e kompanisë, adresa, telefoni apo adresat e internetit) me plotësimin e formularëve të ndryshëm të anëtarësimit në faqen tonë të internetit.
  •   Të dhënat që zënë vend mësipër, me informatat e Kompanisë sonë  dhe Bajbaj store, do të shfrytëzohen për të ndarë me juve oferta speciale dhe promocionale, promovime, reklama, shitje, marketing; për informimin e juaj përmes e-mail’it, SMS, internetit, telefonit dhe mjeteve tjera të ngjashme, për çdo lloj promocioni, informimi dhe reklame lidhur me evenimentet që do të mbahen nëpër dyqanet tona, e ju do mund të pranoni dhe të bini dakord se mund të gjendeni në këto aktivitete të komunikimit.
  • Sipas natyrës së informacionit dhe procedurave, siguria e transaksioneve është marrë dhe garantuar në sistemin dhe infrastrukturën e Bajbaj store dhe/ose Institucionit gjegjës të kartelave. Të gjitha transaksionet dhe miratimet e kredit kartelave realizohen pavarësishtë nga Bajbaj store ndërmjet bankës gjegjëse dhe institucioneve të ngjashme të kartelave dhe kryhen online ndërmjet konsumatorëve dhe bankës.
  • Informacionet e kredit kartelës në asnjë mënyrë nuk ruhen në sistemin tonë.
  • Informacionet në lidhje me kredit kartelën e përdorur gjatë shitblerjes në faqen tonë, duke u koduar me protokolin 128 bit SSL (Secure Sockets Layer) në mënyrë plotësisht të pavarur, dorëzohen nëpërmjet sistemit në bankën gjegjëse për t’u shqyrtuar. Në rast të miratimit të përdorueshmërisë së kartelës, vazhdohet me shitblerjen. Asnjë informacion në lidhje me kartelën e juaj nuk do të shfaqet nga ana jonë dhe në asnjë mënyrë nuk do të mbahet në serverin e faqes sonë apo të kompanive bashkëpunuese të faqes sonë, mund të shifen vetëm ndërmjet juve (në kompjuter nga ana e juaj) dhe bankës së juaj.
  • Në faqet e hyra ku i jepni të dhënat e kredit kartelës, fillimisht kontrolloni nëse adresa e faqes është kthyer ose jo nga http në http. Në dyqanet e Bajbaj store, në mesazhet që do t’i dërgoni përmes e-mail, faksit apo letrave, dhe/apo në telefonatat që do t’i bëni me shërbimin e klientëve, mos jepni të dhëna personale si numri i kredit kartelës dhe fjalëkalimin për këtë kartelë/kodin e sigurisë/datën e skadimit etj.
  • Në rastet kur faqja jonë u jep lidhje web-faqeve tjera, për të gjitha përdorimet dhe transaksionet janë të vlefshme politikat e sistemit të konfidencialitetit – sigurisë së atyre faqeve si dhe kushtet e përdorimit; për konfliktet që mund të ndodhin me qëllim që në faqen tonë të shihen reklamat, banerët, përmbajtjet tjera, apo shfrytëzimit të informacioneve të arritura nga faqet tjera të internetit me çfarëdo qëllimi tjetër, edhe parimet etike të faqeve, principet e konfidencialitetit – sigurisë, cilësisë së shërbimit dhe aplikacioneve tjera, si dhe për dëmet morale-materiale dhe humbjet eventuale, faqja jonë nuk mban përgjegjësi.

 

  • Bajbaj store ka të drejtën e çdo lloji të shpërndarjes së produkteve personale apo produkteve të ndonjë prodhuesi tjetër. Këtu përfshihen katalogu, web faqja, mediat sociale, video reklamat, shtypi i shkruar,
  • Nëse përkundër marrjes së masave të nevojshme nga Bajbaj store për sigurinë e informacioneve, informacionet konfidenciale pësojnë dëme apo kalojnë në duar të personave të tretë si rezultat i sulmeve të kryera ndaj sistemit, Bajbaj store nuk do të mbajë kurrëfarë përgjegjësie për këtë.
  • Nëse kërkohet nga ana e Bajbaj store, Dispozitat e ”Politikës për Konfidencialitet dhe Siguri” mund të ndryshojnë, duke i publikuar në faqen e internetit apo duke iu dërguar përdoruesve përmes postës elektronike. Në rast se ndonjëra prej dispozitave të “Politikës së Konfidencialitetit” ndryshon, ndryshimet në fjalë hyjnë në fuçi në datën e publikimit. Anëtari, njoftimin elektronik në web faqen tonë të Politikës së reviduar të Konfidencialitetit, e pranon si një njoftim të vërtetë që i është bërë atij.

Ju lutemi që të mos harroni se me përdorimin e web faqes sonë dhe/ose të shërbimeve tona, ju automatikisht e keni pranuar Politikën e Konfidencialitetit.
Bajbaj store

Adresa : Prizren-Suharekë, km 6.  Prizren/Kosovë

Telefon +377 44 81 81 60

E-mail: info@bajbajstore.com

Për çfarëdo pyetje, koment apo propozim, mund të na kontaktoni në e-mail adresën tonë info@Bajbaj.store apo në numrin e telefonit +37744818160.